Sulmuesi që la Suedinë për Shqipërinë, mbetet pa ekip

Futboll

Sulmuesi që la Suedinë për Shqipërinë, mbetet pa ekip

Më: 6 janar 2026 Në ora: 11:46
Laorent Shabani

Laorent Shabani është pa skuadër. Ish-sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë e mbylli përfundimisht me Norçopingun në Suedi.

Për herë të fundit luajti me Varbergs Bois në kategorinë e dytë suedeze.

26-vjeçari me ekipin në fjalë shënoi tetë gola në vitin 2025.

Anësori i majtë ka luajtur në Suedi ku ka lindur, por edhe në Spanjë.

Pasi ftohet rregullisht te moshat e Suedisë deri tek ekipi U-19, më pas kaloi te Shqipëria U-21. Aty ku mori minuta në dy ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat