Ish - mbrojtësi Partizanit u bashkohet katër futbollistëve shqiptarë

Futboll

Ish - mbrojtësi Partizanit u bashkohet katër futbollistëve shqiptarë

Më: 11 janar 2026 Në ora: 13:03
Steven Havales

Steven Havales është një prej emrave, që në edicionin 2022/23 ishte pjesë e Partizanit dhe pse nuk mori asnjë minutë.

Kontributi i mbrojtësit ishte në ekipin U-21, ndërsa më pas vendosi të largohej nga Shqipëria.

Së fundmi ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Levadiakos dhe të transferohet te PAS Xhanina.

Klubi grek e prezantoi dje, dhe do të kontribuojë në pjesën e mbetur të sezonit të Superligës 2.

22-vjeçari që aktivizohet në qendër të mbrojtjes u bashkohet lojtarëve si Anxhelo Sina, Ermis Selimaj, Renild Kasemi dhe Emiljano Bullari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat