8 ekipet çerekfinaliste do të njohin sot kundërshtarët në Kupën e Shqipërisë

Futboll

8 ekipet çerekfinaliste do të njohin sot kundërshtarët në Kupën e Shqipërisë

Më: 13 janar 2026 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Federata e Futbollit do të organizojë ditën e sotme hedhjen e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2025/2026.

Ceremonia do të zhvillohet në orën 14:30, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në sallën e konferencave për shtyp.

Shorti do të jetë i hapur për mediat dhe do të ndiqet edhe nga përfaqësuesit e tetë klubeve të kualifikuara në këtë fazë të rëndësishme të kompeticionit.

Skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në dy vazo.

Në Vazon 1 janë Egnatia, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo City, ndërsa në Vazon 2 bëjnë pjesë AF Elbasani, Teuta, Bylis dhe Tirana.

Çiftet çerekfinaliste do të përcaktohen përmes një shorti të lirë mes tetë skuadrave të kualifikuara. Kjo fazë do të zhvillohet me sistem vajtje ardhje, me ndeshjet e para që do të luhen në fushën e ekipeve të Vazos 2.

Takimet e para çerekfinale janë planifikuar të zhvillohen më 11 shkurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat