Barcelona me shumë vështirësi eliminon Racing Santanderin

Futboll

Barcelona me shumë vështirësi eliminon Racing Santanderin

Nga: K.G. Më: 15 janar 2026 Në ora: 23:10
Pamje nga ndeshja

Lideri i Ligës së Dytë të Spanjës, Racing Santander, ishte shumë pranë një befasie të madhe ndaj Barcelonës në kuadër të së tetës së finales së Kupës së Mbretit.

Megjithatë, lideri i La Ligës arriti të shmangë befasinë, duke triumfuar në udhëtim me rezultat 2:0.

Me këtë fitore, Barcelona siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Mbretit, ndërsa Racing Santander i dha fund aventurës në këtë garë.

Fati i takimit u vendos në minutën e 66-të përkatësisht të 90+5, kur futbollisti Ferran Torres e Lamine Yamal realizuan për kampionin e Spanjës.

Barcelona tregoi kujdes, duke mos përsëritur gabimin e rivalit të përjetshëm, Real Madridit, i cili mbrëmë u befasua nga Albacete.

Skuadra e Albacetes e mposhti Real Madridin me rezultat 3:2, duke e eliminuar nga gara e Kupës së Mbretit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat