Shkuan në finale të Kupës së Afrikës, Senegali dhe Maroku me progres të madh në renditjen e FIFA-s

Futboll

Shkuan në finale të Kupës së Afrikës, Senegali dhe Maroku me progres të madh në renditjen e FIFA-s

Më: 19 janar 2026 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

FIFA ka përditësuar ranglistën e kombëtareve për herë të parë në vitin 2026.

Senegali që u shpall kampion i Kupës së Afrikës mbrëmë ka pasur një ngritje për shtatë pozita dhe tani gjendet në vendin e 12-të në botë, duke kaluar edhe kombëtare të forta si Italia, Kolumbia e Zvicra.

Ndërkohë, ngritje ka pasur edhe Maroku.

Kjo e fundit, që nga vendi i 11-të është ngritur në vendin e tetë, duke lënë prapa Belgjikën, Gjermaninë dhe Kroacinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat