Ish - sulmuesi i Kombëtares U-21 pranë zyrtarizimit në Superiore

Futboll

Ish - sulmuesi i Kombëtares U-21 pranë zyrtarizimit në Superiore

Më: 20 janar 2026 Në ora: 12:52
Pamje nga ndeshja

Teuta pritet të përforcohet në krahun e djathtë të sulmit. Aristidi Kolaj raportohet se do të kalojë te “Djemtë e Detit”, që po kalojnë një periudhë të vështirë ku fitorja mungon prej shtatë javësh.

26-vjeçari do e ketë eksperiencën e parë jashtë Italisë ku edhe ka lindur. Ish-sulmuesi i Kombëtares U-21 është i lirë në merkato, pasi mbylli aventurën me Renaten në Itali.

Kolaj numëronte paraqitje me Alesandrian në Serinë B, pikërisht në vitin 2021.

Ndërkohë stolin me një klub të Seria A e provonte te Sasuolo.

De Zerbi në klubin italian i jepte këtë mundësi në vitin 2019, kur Sasuolo luante për Kupë ndaj Specias.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat