Kairat Almaty pëson debakël nga Club Brugge

Futboll

Kairat Almaty pëson debakël nga Club Brugge

Nga: K.G. Më: 20 janar 2026 Në ora: 18:20
Club Brugge

Kairat Almaty fikë shpresat për 24 vendet e para në Champions League.

Skuadra nga Kazakistani, si vendas ka pësuar debakël me rezultat 4:1 nga Club Brugge.

Skuadra belge e dominoi takimin.

Golat i realizuan futbollistët Stankoviq (32'), Vanaken (38'), Vermant (74') e Mechele (84').

Dhe, Sadybekov shënoi në minutën e 90+2 për Kairatin.

Kairat është në fund me 1 pikë dhe Club Brugge është në vend të 23-të me 7 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat