Skuadra e Premier League futet në garë për Anis Mehmetin

Futboll

Skuadra e Premier League futet në garë për Anis Mehmetin

Më: 21 janar 2026 Në ora: 13:49
Anis Mehmeti

Anis Mehmeti mund të largohet nga Bristol City gjatë afatit kalimtar të janarit.

Disa skuadra kanë shprehur interesimin për sulmuesin shqiptar, madje ka edhe nga Premier League.

Siç raporton gazetari, Pete O’Rourke – Wolves ka shprehur interesim për lojtarin “kuqezi”.

Mehmeti është duke kaluar momente fantastike me fanellën e Bristol Cityt. Ai ka shënuar tetë gola dhe ka bërë gjashtë asiste në Championship këtë sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat