Nga kampioni i Kosovës te Tefik Çanga 

Futboll

Nga kampioni i Kosovës te Tefik Çanga 

Nga: K.G. Më: 21 janar 2026 Në ora: 19:16
Isufi

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita e Gjilanit, ka vendosur për fatin e portierit të talentuar Eron Isufi.

Drita e transferon Isufi të Tefik Çanga e Tërnit, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës në futboll. 

“Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me FC Drita për huazimin e portierit shumë të talentuar Eron Isufi.

Isufi njihet për shkathtësinë, gjatësinë dhe sigurinë që ofron në portë, duke qenë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën tonë.

Mirë se vjen, Eron!

Së bashku drejt sukseseve të reja!”, njofton KF Tefik Çanga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat