Klubi gjerman “peshkon” në Stamboll, do edhe një shqiptar të Kosovës

Futboll

Klubi gjerman “peshkon” në Stamboll, do edhe një shqiptar të Kosovës

Më: 22 janar 2026 Në ora: 13:15
Milot Rashica

Hoffenheim është “dashuruar” me futbollistët shqiptarë.

Klubi gjerman tashmë i ka vënë “syrin” një tjetër lojtari.

Bëhet fjalë për Milot Rashicën, i cili aktualisht është pjesë e Besiktas dhe mund të largohet nga turqit.

Skuadra gjermane kërkon të përforcohet në repartin e avancuar dhe tek lideri i Kosovësh shikon cilësitë e duhura për formacionin e tyre.

Ndërkohë siç dihet te Hoffenheim ka të tjerë shqiptarë që janë protagonistë. Fisnik Asllani, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu luajnë aktualisht në Bundesligë, teksa transferimi i mundshëm i Rashicës do ta çonte në 4 numrin e futbollistëve shqiptarë te kjo skuadër.

29-vjeçari nga ana tjetër ka kontratë të vlefshme me Besiktas deri në qershor të vitit 2027 dhe mbetet të shihet se çfarë marrëveshje do të arrijnë dy klubet mes tyre për transferimin e ish-it të Galatasarayt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat