Shqiptari i Kosovës asiston në Zagreb, gjunjëzohet ekipi rumun

Futboll

Shqiptari i Kosovës asiston në Zagreb, gjunjëzohet ekipi rumun

Nga: K.G. Më: 22 janar 2026 Në ora: 22:52
Pamje nga ndeshja

Dinamo e Zagrebit e ka mposhtur me rezultat 4:1 ekipin nga Rumania, Steaua-n, në ndeshjen e xhiros së shtatë të Europa League në futboll.

Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, reprezentues i Shqipërisë, asistoi në golin e dytë të Dinamos, ku shënoi Beljo në minutën e 11-të, duke ndezur atmosferën në ”Maksimir” të Zagrebit.

Për Dinamon shënuan Bakrar (7'), Beljo (11' e 71’) e Kulenoviq (90+3') dhe për ekipin rumun Birligea (42').

Hoxha u zëvendësua në minutën e 90+1.

Dinamo renditet në vend të 20-të me 10 pikë e Steaua në të 29-tin me 6 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat