Shqiptarët me Hoffenheimin tronditin Eintrachtin në Frankfurt

Futboll

Shqiptarët me Hoffenheimin tronditin Eintrachtin në Frankfurt

Nga: K.G. Më: 24 janar 2026 Në ora: 17:25
Skuadra e Hoffenheimit

Skuadra e Hoffenheimit me tre reprezentues të Kosovës, Albian Hajdarin, Leon Avdullahun dhe Fisnik Asllanin, tronditin Eintracht-in në Frankfurt, duke e mposhtur me rezultat 3:1, në takimin e javës së 19-të në Bundesliga I.

Treshja shqiptare treguan angazhim e lojë të madhe në fitoren tejet të rëndësishme.

Për Hoffenheim shënuan Moerstedt (52') e Kabak (60'), Almeida (65 – autogol) dhe për vendasit Kalimuendo (18’).

Hajdari u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 45+2 e Avdullahu (90').

Hoffenheim ngritet në  vend të tretë me 36 pikë e Eintracht është në të shtatin me 27 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat