Nani rikthehet nga pensionimi, zyrtarizohet te klubi nga Kazakistani

Futboll

Nani rikthehet nga pensionimi, zyrtarizohet te klubi nga Kazakistani

Më: 25 janar 2026 Në ora: 14:29
Luis Nani - djathtas

Anësori portugez, Luis Nani ka vendosur t’i rikthehet futbollit.

Ish-lojtari i Manchester United, është transferuar në Kazakistan te skuadra e Aktobes.

Nani, do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me klubin kazak, ku do të luajë dhe do të ketë një rol në një projekt për zhvillimin e lojtarëve atje.

Portugezi, kishte luajtur së fundi për Estrela Amadorën ku dhe ishte pensionuar në dhjetor të vitit 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat