Porto e pandalshme në Portugali, kryeson me diferencë dhe thyen rekorde

Futboll

Porto e pandalshme në Portugali, kryeson me diferencë dhe thyen rekorde

Më: 27 janar 2026 Në ora: 14:20
Porto

Skuadra e Portos vijon marshimin në kampionatin portugez.

”Dragonjtë” janë duke zhvilluar deri tani një sezon të çmendur, duke vendosur një rekord absolut në historinë e këtij kampionati.

Bardheblutë në 19 javë kanë lënë vetëm 2 pikë gjithsej, duke fituar 18 ndeshje e barazuar vetëm 1, ndërsa ende nuk e kanë provuar shijen e humbjes. Ndërkohë ajo që bien ë sy është fakti se skuadra e drejtuar nga trajneri italian Françesko Farioli ka pësuar vetëm 4 gola.

Në javën e 19-të të Superligës Portugeze, Porto ruajti kryesimin duke mposhtur Gil Vicente me rezultatin 3-0 në shtëpi.

 Pas këtij rezultati,Porto vijon kryesimin duke mbajtur një avantazh prej 7 pikësh ndaj ndjekësit më të afërt, Sporting Lisbonës, dhe 10 pikësh ndaj Benficës.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat