Xherdan Shaqiri, Albian Ajeti e Dion Kacurri me Baselin eliminohen nga Europa League

Futboll

Xherdan Shaqiri, Albian Ajeti e Dion Kacurri me Baselin eliminohen nga Europa League

Nga: K.Goca Më: 29 janar 2026 Në ora: 22:55
Pamje nga ndeshja

Kapiteni Xherdan Shaqiri, Albian Ajeti e Dion Kacurri, me Baselin, janë eliminuar nga Europa League në futboll. 

Baseli si vendas ka pësuar humbje me rezultat 1:0 nga skuadra çeke Plzen, në xhiron e fundit të Europa League.

Futbollisti Panos (39') është autor i golit të fitores së udhëtuesve.

Plzeni përfundoi në vend të 14-të me 14 pikë dhe do të jetë në play-off. Baseli e mbylli në pozitën e 30-të me 6 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat