Amir Rrahmani rikthehet fuqishëm e me asistim në fitoren e Napolit

Futboll

Amir Rrahmani rikthehet fuqishëm e me asistim në fitoren e Napolit

Nga: K.G. Më: 7 shkurt 2026 Në ora: 19:53
Napoli

Napoli kthehet me tri pikë nga terreni i nxehtë në Genova. 

Skuadra e Napolit ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Genoa-s, në takimin e javës së 22-të në Serie A.

Futbollisti Amir Rrahmani u rikthye fuqishëm nga lëndimi, duke asistuar në golin e dytë të Napolit.

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit me sukses për 90 minuta te Napoli.

Për Napoln shënuan Hojlund (20' e 90+5 nga penalltia), McTominay (22') dhe për Genoan Malinovskyi (3'-nga penalltia) e Colombo (57').

Në minutën e 76-të, Juan Jesus i Napolit u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.

Napoli renditet në vend të tretë me 49 pikë e Genoa në të 16-tin me 23 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat