Arabia hedh sytë nga Salah si ylli i ri i kampionatit

Futboll

Arabia hedh sytë nga Salah si ylli i ri i kampionatit

Më: 7 shkurt 2026 Në ora: 22:25
Mohamed Salah

E ardhmja e Mohamed Salah te Liverpooli mbetet e paqartë, ndërsa Liga Saudite po përgatit një ofertë gjigante për ta bërë yllin egjiptian fytyrën e re të kampionatit.

Sipas raportimeve, Salah mund të trefishojë pagën aktuale prej rreth 400 mijë paundësh në javë, nëse pranon të mbyllë aventurën e tij 9-vjeçare në “Anfield”.

Sauditet e shohin atë si pasuesin ideal të Cristiano Ronaldos, i cili mund të largohet nga Al-Nassr pas tensioneve të fundit me drejtuesit e ligës.

Interesi për Salah nuk është i ri, pasi edhe verën e kaluar ai ishte objektiv kryesor, ndërsa raportet e fundit për një ftohje me trajnerin Arne Slot kanë rritur spekulimet për një largim të mundshëm në fund të sezonit.

Liverpooli, nga ana tjetër, mund të tundohet nga një ofertë e madhe financiare, si për kursimin e pagës ashtu edhe për një tarifë të konsiderueshme transferimi, për sulmuesin që ka shënuar 251 gola dhe ka fituar gjithçka me klubin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat