Reprezentuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, po vazhdon shkëlqimin në elitën e futbollit gjerman.
Hoffenheimi e ka mposhtur me rezultat 3:0 Freiburgun.
Ylli nga Kosova realizoi sot golin e epërsisë për TSG 1899 Hoffenheim, duke shënuar në minutën e 46-të për rezultatin 1:0 ndaj SC Freiburg.
Me të nisur pjesa e dytë (46’), Asllani realizoi dhe ndezi atmosferën.
Pas pesë minutave (51’) shënoi edhe Kabak për 2:0 e Gendrey (90+5').
Nga minuta e parë në këtë përballje u paraqiten tre reprezentues të Kosovës: Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.
Asllani u zëvendësua në minutën e 74-të.
Hoffenheim renditet në vend të tretë me 45 pikë e Freiburg në të 8-tin me 30 pas javës së 22-të në Bundeslig.1.