Gjiganti anglez dërgon skaut në San Siro, në fokus dy yjet e Serie A

Futboll

Gjiganti anglez dërgon skaut në San Siro, në fokus dy yjet e Serie A

Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 10:35
Pierre Kalulu

Manchester United ka dërguar një skaut në “San Siro” për të ndjekur nga afër përballjen mes Inter dhe Juventus, e përfunduar me fitoren 3-2 të zikaltërve, raportojnë mediat italiane.

Sipas Tuttosport, vëzhgimi lidhet me planet e mundshme të afatit kalimtar veror.

Fokusi kryesor i “Djajve të Kuq” ishte te mbrojtësi i majtë i Interit, Federico Dimarco, si dhe te mbrojtësi i gjithanshëm i Juventusit, Pierre Kalulu.

Kalulu ka qenë titullar i rregullt këtë sezon, duke luajtur në disa role në repartin defensivë si mbrojtës i djathtë dhe qendërmbrojtës. Ai ka kontratë me Juventusin deri në qershor 2029, çka e vendos klubin torinez në pozitë të favorshme negociuese në rast ofertash.

Ndërkohë, kontrata aktuale e Dimarcos me Interin ka më pak se 18 muaj të mbetur. Mbrojtësi italian ishte pranë një rinovimi vitin e kaluar dhe tani pritet t’i ofrohet një zgjatje deri në vitin 2030, për të shmangur çdo interesim konkret nga klubet e mëdha evropiane.

Të dy futbollistët po kalojnë një sezon të qëndrueshëm 2025-26. Dimarco ka regjistruar 6 gola dhe 12 asistime në 32 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa Kalulu ka kontribuar me 2 gola dhe 4 asistime në 35 ndeshje me fanellën bardhezi.

Vëzhgimi i tyre nga Manchester United sinjalizon se klubi anglez po analizon përforcime në repartin defensiv, teksa pritet një verë aktive në “Old Trafford”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat