Dy gola me Sivasspor, Manaj në formacionin e javës

Futboll

Dy gola me Sivasspor, Manaj në formacionin e javës

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 19:48
Rey Manaj

Sulmuesi Rey Manaj realizoi dy gola me Sivasspor në ndeshjen e Ligës së Parë Turke ndaj Vanspor.

Rikthim sensacional te kjo skuadër për lojtarin kuqezi, i cili zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë.

Falë paraqitjes së tij, ai është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 25-të.

Përformanca e 28-vjeçarit u vlerësua me notën 9.6. Forma e tij është lajm i mirë për Shqipërinë, para ndeshjes së Play off të Botërorit ndaj Polonisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat