Jurgen Klopp do të jetë pjesë e garës së stafetës së biathlon-it

Futboll

Jurgen Klopp do të jetë pjesë e garës së stafetës së biathlon-it

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 15:28
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp do të ketë një detyrë të veçantë në Lojërat Olimpike Dimërore.

Ish-trajneri i njohur do të ketë një rol të rëndësishëm në garën e stafetës së biatlonit.

Ai do t’i bjerë kambanës, e cila paralajmëron atletët se po futen në xhiron e fundit.

Një fakt të tillë e zbuloi vetë 58-vjeçari i cili tha:

“Më pyetën nëse do të doja t’i bija kambanës para xhiros së fundit. Pyetja ime e parë ishte:

Për çfarë bëhet fjalë?

Unë do të jem në garë, është hera ime e parë që ndjek nga pranë këtë lloj disipline”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat