Igor Tudori i ka nxjerrë lojtarët e Tottenham Hotspurit për darkë përpara derbit të madh të së dielës në Londrën e Veriut kundër Arsenalit.
Trajneri i ri i Spurs u emërua javën e kaluar dhe ka pasur pak kohë për t’u përgatitur për këtë përballje të zjarrtë si ndeshjen e tij të parë.
Në përpjekje për të rritur moralin përpara vizitës së rivalëve të përbetuar, Tudor dhe skuadra shkuan në restorantin greko-qipriot “Ousia” në Muswell Hill, raporton “The Sun”.
Fotot e daljes për forcimin e frymës së grupit janë shpërndarë online, ku pranë kamerës shihen Xavi Simmons, Djed Spence, Wilson Odobert, Yves Bissouma, Pape Matar Sarr, Destiny Udogie dhe Kevin Danso.
Grupi duket se ka veshur rroba të zakonshme, me disa kapele në tavolinë. Në tryezë shihen shishe Coca-Cola dhe ujë.
Po ashtu dallohen edhe Mathys Tel, Guglielmo Vicario, Joao Palhinha, Pedro Porro dhe Micky van de Ven. Tudor identifikohet duke qëndruar në pjesën e pasme së bashku me disa anëtarë të stafit të tij teknik.