Ismajli luan në pjesën e dytë, Torino pëson humbje të thellë

Futboll

Ismajli luan në pjesën e dytë, Torino pëson humbje të thellë

Më: 22 shkurt 2026 Në ora: 14:29
Genoa

Torino ka pësuar humbje të thellë në udhëtim, me rezultat 3:0 nga Genoa, në takimin e javës së 26-të të Serie A.

Futbollisti Ardian Ismajli u aktivizua nga minuta e 46-të për Torinon.

Emirhan Ilkhan i Torinos u përjashtua me karton të kuq në minutën e 45+2, duke ia lehtësuar punën edhe më shumë vendasve.

Golat i realizuan Norton-Cuffy (21'), Ekuvan (40') e Junios Messias (83’).

Torino e zë vendin e 15-të me 27 pikë sa ka edhe Genoa një pozitë më lart.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat