Galatasaray rikthen në radar Koopmeiners pas dopietës ndaj Juventusit

Futboll

Galatasaray rikthen në radar Koopmeiners pas dopietës ndaj Juventusit

Më: 23 shkurt 2026 Në ora: 17:59
Koopmeiners

Skuadra e Serie A, Juventus, u mund 5-2 nga Galatasaray javën e kaluar dhe Teun Koopmeiners, shënoi të dy golat e biankonerëve.

Mesfushori i gjithanshëm tani po del si një objektiv për skuadrën turke. Holandezi pritet të luajë në ndeshjen e kthimit këtë javë dhe kjo ka të ngjarë t’i japë klunit turk  një shans të mirë për të mbajtur nën vëzhgim lojtarin. La Gazzetta dello Sport raporton se dy golat e tij një javë më parë e kanë rikthyer Koopmeiners në radarin e Galatasaray.

Ata ishin përpjekur të nënshkruanin me lojtarin ndërkombëtar holandez në janar, por lojtari nuk ishte i interesuar për marrëveshjen atëherë, pasi donte të ndryshonte gjërat për Juventusin.

Bianconerët ende shpresojnë që ai të arrijë nivelet e tij te Atalanta. Ai ka treguar mjaft disponueshmëri dhe shkathtësi nën drejtimin e Luciano Spalletti, i cili besohet të jetë një tifoz i lojtarit. Por Koopmeiners duhet më shumë për të provuar se ia vlente shumën e madhe që u shpenzua për të.

Kjo mund të jetë thelbësore për Galatasarayn, veçanërisht nëse ata vendosin të bëjnë një transferim zyrtar gjatë verës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat