E kritikoi hapur shqiptarin, gazetari i njohur turk për trajnerin e Beshiktashit

Futboll

E kritikoi hapur shqiptarin, gazetari i njohur turk për trajnerin e Beshiktashit

Më: 24 shkurt 2026 Në ora: 17:57
Ernest Muçi

Ernest Muçi rezulton të jetë huazimi i duhur te Trabzponspori, që ka vendosur të blejë kartonin e mesfushorit me tipare sulmuese.

Para se të shkonte në Trabzon, Muçi u përball me një periudhë të vështirë te Beshiktashi.

Aty ku edhe trajneri aktual, Sergen Jalçin, nuk i kursye kritikat për Muçin.

Tekniku i Beshiktashit e shikonte investimin te Legia e Varshavës për Muçin si të gabuar, ndërsa shpërthmi i tij te Trabzonspori akoma nuk kishte ardhur.

Megjithatë, Eran Suzgun, mendon se trajneri i Beshiktashit nuk i ka ndryshuar pikëpamjet e tij.

“Nuk mendoj se ka shumë mundësi, që trajneri Sergen do të ndryshojë mendimin e tij për Ernest Muçin”, u shpreh gazetari i njohur sportiv në Turqi..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat