Sorloth, het - trik, Atletico Madridi në të tetën e finales së Champions League 

Futboll

Sorloth, het - trik, Atletico Madridi në të tetën e finales së Champions League 

Nga: K.G. Më: 24 shkurt 2026 Në ora: 20:31
Pamje nga ndeshja

Atletico Madrid është kualifikuar në të tetën e finales së Champions League.

Skuadra nga Madridi eliminoi Club Bruggen pas një fitoreje 4:1 në ndeshjen e kthimit, pasi takimi i parë ishte mbyllur baras 3:3.

Për Atletico shënuan Sorloth het-trik në minutën e 23-të, 76’ e 87-të dhe Cardoso në minutën e 48-të. 

Për mysafirët realizoi Ordonez në minutën e 36-të.

Skuadra belge tentoi të befasojë në Madrid, por nuk ia doli dhe Atletico siguroi kalimin në fazën tjetër të Champions League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat