Nuk mjafton goli i Pajtim Kasamit, Winterthur mposhtet në fund

Futboll

Nuk mjafton goli i Pajtim Kasamit, Winterthur mposhtet në fund

Nga: K.G. Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 20:13
Pajtim Kasami

Winterthur i pafat, pësoi humbje në finish të takimit në udhëtim, me rezultat 2:1 nga St. Galleni, në takimin e javës së 27-të të elitës së futbollit zviceran.

Pajtim Kasami shënoi për epërsinë e Winterthur në minutën e 21-të, por nuk mjaftoi pasi që vendasit fituan me përmbysje falë golave të futbollistit Vogt (77' e 90+2' – nga penalltia).

St. Gallen pati edhe një rast të mirë në minutën e  38-të, por Boukhalfa shpërdoroi penalltinë.

Kasami u ndëshkua me karton të verdhë në fund të pjesës së parë dhe u paraqit tërë takimin së bashku me Mirlind Kryeziun te Winterthur.

St. Gallen e zë vendin e fundit (12-t) me 14 pikë dhe St. Gallen të dytin me 50 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat