Arlind Ajeti merr vlerësim të lartë në Turqi!

Futboll

Arlind Ajeti merr vlerësim të lartë në Turqi!

Më: 3 mars 2026 Në ora: 11:35
Formacioni

Mbrojtës që shënon gol, Arlind Ajeti merr vlerësim të lartë në Turqi!

Arlind Ajeti po kalon një edicion të mirë me Bodrumspor në Turqi.

Ai është vlerësuar me notën 9.3 falë golit të realizuar kundër Hatajspor për të zhbllokuar takimin në minutën e 53-të.

Mbrojtësi i Kombëtares mori një krosim nga këndorja, për të gjetur golin me kokë.

Për 32-vjeçarin ishte goli i katërt në kampionat për këtë sezon. Ajeti është bërë pjesë e formacionit të javës së 28-të të kampionatit turk.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat