Sulmuesi i Kosovës nuk përmbahet, me gol e asistim mahnit gjermanët

Futboll

Sulmuesi i Kosovës nuk përmbahet, me gol e asistim mahnit gjermanët

Nga: K.Goca Më: 7 mars 2026 Në ora: 16:59
Pamje nga ndeshja

Hoffenheimi ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 4:2 ndaj Heidenheimit.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, nuk ka të ndalur, përveç që ka asistuar në pjesën e parë, ai ka shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes për epërsinë 0:3 të Hoffenheimit ndaj Heidenheimit.

Asllani shënoi në minutën e 49-të, ndërsa asistoi në golin e parë të minutës e 26-të ku shënoi Prass.

Futbollisti Prass shënoi edhe në minutë e 45+4.

Në minutën e 63-të vendasit ngushtojnë rezultatin me golin e futbollistit Kerber.

Në minutën e 78-të Lemperle realizoi për 1:4.

Asllani, Albian Hajdari e Leon Avdullahu u paraqitën titullarë për Hoffenheimin, skuadër që renditet në vend të tretë me 49 pikë.

Hajdari u zëvendësua në minutën e 76-të dhe Asllani në atë të 87-tën.. 

Në minutën e 84-të Kerber shënoi për 2:4.

Heidenhemi është në fund me 14 pikë pas javës së 25-të në Bundesliga I.

Ky ishte derbi mes shqiptarëve të Kosovës, sepse në taborin e Heidenheimit titullar u paraqit portieri Diant Ramaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat