Shqipëria mposhtet thellë nga Çekia në “Loro Boriqi”

Futboll

Shqipëria mposhtet thellë nga Çekia në “Loro Boriqi”

Më: 7 mars 2026 Në ora: 20:46
Kombëtarja Shqiptare

Kombëtarja Shqiptare e femrave ka pësuar një humbje të thellë.

Vashat kuqezi, u mposhtën nga Çekia me rezultat 1-5 duke pësuar humbjen e parë në kualifikueset për Kampionatin Botëror të vitit 2027.

Golat për Çekinë i realizoi Cvrckova dhe Khyrova me nga 2 gola dhe Cerna, ndërsa të vetmen për Shqipërinë e shënoi Fortesa Berisha.

Shqipëria bie në pozitën e 3-të në grupin 1 të ligës B, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë ndaj Uellsit pas një jave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat