Drenica pret Dukagjinin në ndeshjen e vetme të ditës në Superligë

Futboll

Drenica pret Dukagjinin në ndeshjen e vetme të ditës në Superligë

Më: 8 mars 2026 Në ora: 08:57
Futbollistë

Xhiro e 23-të në Albi Mall Superligë do të vazhdoj edhe sot, por që në program është vetëm një ndeshje për t'u zhvilluar.

Drenica rikthehet për të luajtur në Skenderaj dhe është nikoqire e Dukagjinit.

Dy skuadrat kanë objektiva krejtësisht të kundërt, me vendasit që duan mbijetesën dhe klinasit Evropën.

Megjithatë si Drenica ashtu edhe Dukagjini nuk kanë fituar që disa ndeshje. Kuqezinjtë nuk dinë për fitore në pesë sfidat e fundit, derisa Dukagjini ka shtatë ndeshje pa fitore.

Sfida mes Drenicës dhe Dukagjinit zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin 'Bajram Aliu' në Skenderaj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat