Shorti i Kupës së Shqipërisë, mësohen sot dy çiftet e gjysmëfinaleve

Futboll

Shorti i Kupës së Shqipërisë, mësohen sot dy çiftet e gjysmëfinaleve

Më: 10 mars 2026 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku ka selinë FSHF, do të hidhet sot, në orën 15:00, shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Katër skuadrat e kualifikuara janë Vllaznia, Egnatia, Elbasani dhe Dinamo City.

Kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në futbollin shqiptar paraqet interes, sepse është një rrugë më e shkurtër se kampionati për të shkuar në Europë.

Më e interesuar në këtë moment është Dinamo City, pasi ka dalë nga 4-shja e parë e kampionatit, pas humbjes në derbin me Partizanin.

Blutë janë edhe mbajtësit në fuqi të trofeut. Ndeshjet gjysmëfinale luhen në muajin prill.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat