Reagon Dardan Çaka: Kisha një ëndërr të pastërt, por ata e vranë atë

Futboll

Reagon Dardan Çaka: Kisha një ëndërr të pastërt, por ata e vranë atë

Më: 13 mars 2026 Në ora: 22:19
Dardan Çaka

Gjyqtari i njohur Dardan Çaka ka bërë një reagim të ashpër në llogarin e tij në Facebook.

Ai ka publikuar një fotografi me mbishkirimin ”I had a pure dream. They killed it”, që në shqip do të thotë, “Kisha një ëndërr të pastër. Ata e vranë atë.”.

Ky reagim i Dardan Çakës duket se ka të bëj me mosdelegimin e tij në ndeshjet e sezonit pranveror të futbollit kosovar.

Kujtojmë që Çaka është një nga gjyqtarët më të mirë në Kosovë gjatë viteve të fundit, derisa është deleguar edhe në ndeshje zyrtare nga UEFA dhe FIFA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat