Torino fiton falë dy autogolave! Ardian Ismajli titullar

Futboll

Torino fiton falë dy autogolave! Ardian Ismajli titullar

Nga: K.G. Më: 13 mars 2026 Në ora: 22:37
Pamje nga ndeshja

Torino ka marrë tre pikë duke iu falënderuar dy autogolave të skuadrës rivale.

Skuadra e Torinos e ka mposhtur me rezultat 4:1 Parmën, në takimin e javës së 29-të të Serie A.

Futbollisti shqiptar, Ardian Ismali, u paraqit nga minuta e parë për skuadrën e Torinos, duke dhënë maksimumin në këtë fitore të madhe.

Duhet veçuar eurogolin e futbollistit të Torinos, Duvan Zapata i cili shënoi nga 20 metra në këndin epërm të djathtë pikërisht në minutën e 90+1.

Për Torinon shënuan Simeone (3'), Delprato (55'-autogol'), Keita (57'-autogol'), Zapata (90+1') dhe për udhëtuesit Pellegrino (20').

Parma e zë vendin e 12-të me 34 pikë, ka një më shumë se Torino që gjendet një vend më poshtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat