Përfundojnë pjesët e para të tre ndeshjeve të javës së 24-të të Superligës

Futboll

Përfundojnë pjesët e para të tre ndeshjeve të javës së 24-të të Superligës

Më: 14 mars 2026 Në ora: 13:56
Pamje nga ndeshja

Kanë përfunduar pjesët e para të tre ndeshjeve të sotme të vlefshme për javën e 24-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Prishtinës ka shkuar në pushim me epërsi ndaj rivalit lokal, Prishtinës së Re, me rezultat 1-0.

Me rezultat të njëjtë, Drenica është duke udhëhequr si mysafire e Gjilanit.

Ndërsa pjesa e parë e ndeshjes Malisheva – Ferizaji, u mbyll me barazim 1-1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat