Zabërgja futbollisti i parë që ftohet nga Kosova

Futboll

Zabërgja futbollisti i parë që ftohet nga Kosova

Më: 17 mars 2026 Në ora: 14:01
Baton Zabërgja

Futbollisti i Metalist-it 1925, Baton Zabërgja është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e muajit mars.

Këtë e ka bërë të ditur vet klubi ukrainas përmes rrjeteve sociale.

Zabërgja është rikthyer fuqishëm nga lëndimi dhe po kalon momente fantastike te klubi i Metalist 1925.

Kujtojmë që Kosova ndeshjen ndaj Sllovakisë e luan më 26 mars dhe në rast fitoreje, në finalen e play-offit luan me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat