Roma-Bologna `finalja italiane` për biletën e çerekfinales në Europa League

Futboll

Roma-Bologna `finalja italiane` për biletën e çerekfinales në Europa League

Më: 19 mars 2026 Në ora: 14:29
Pamje nga ndeshja

Sonte, në orën 21:00, Stadiumi Olimpik i Romës do të jetë vatra e një prej përballjeve më interesante të fazës së eliminimit direkt në UEFA Europa League.

Dy skuadrat italiane, Roma dhe Bologna, do të masin sërish forcat në ndeshjen e kthimit të raundit të 1/8-ave, ku gjithçka mbetet e hapur pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.

Skuadra e kryeqytetit po kalon një moment delikat pas humbjes së fundit në kampionat ndaj Comos (2-1). Trajneri dhe ekipi janë nën presion për të treguar përvojën e tyre evropiane, ku vitet e fundit kanë qenë protagonistë të rregullt në fazat finale.

Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga Vincenzo Italiano vjen me vetëbesim të lartë pas fitores minimale 1-0 ndaj Sassuolos. Ata po kërkojnë të shkruajnë historinë duke eliminuar një rival direkt vendas në skenën evropiane.

Roma do të duhet të bëjë pa yllin Paulo Dybala, i cili mbetet jashtë fushave për shkak të një lëndimi në gju. Gjithashtu, mungojnë edhe Evan Ferguson dhe Artem Dovbyk. Barra e sulmit pritet t'i bjerë holandezit Donyell Malen, i cili ka qenë pika e vetme e ndritur në javët e fundit.

Bologna do të mbështetet te forma e shkëlqyer e Riccardo Orsolinit dhe Santiago Castros. Megjithatë, pritet të kenë mungesa në mbrojtje si Lukasz Skorupski dhe Lorenzo De Silvestri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat