Zhegrova nikoqir i Arijanet Muriçit në Serie A

Futboll

Zhegrova nikoqir i Arijanet Muriçit në Serie A

Më: 20 mars 2026 Në ora: 17:00
Arijanet Muriç

Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e 30-të e Serie A-së e cila nis me kampionin në fuqi, Napolin, që i shkon Cagliarit.

Kjo ndeshje luhet sonte nga ora 18:30.

Të shtunën luhet takimi midis Milanit dhe Torinos, e cila fillon nga ora 18:00, e nga ora 20:45 ajo mes Juventusit të Edon Zhegrovës dhe Sassuolos së Arijanet Muriçit.

Ndërkaq, Interi i shkon Fiorentinës të dielën nga ora 20:45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat