Arsenali në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, dy emra në listë

Futboll

Arsenali në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, dy emra në listë

Më: 25 mars 2026 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Arsenali po planifikon ndryshime në mbrojtje për sezonin e ardhshëm, pasi largimi i mundshëm i Ben White ka detyruar klubin të kërkojë një alternativë të re në krahun e djathtë.

Trajneri Mikel Arteta ka në radar dy talente braziliane, Wesley França që luan me Romën dhe Vanderson aktualisht pjesë e Monacos.

Të dy lojtarët vlerësohen për aftësitë ofensivë dhe stabilitetin në mbrojtje, duke qenë opsione ideale për të rritur konkurrencën në skuadër.

Arsenali synon të forcojë krahun e djathtë me një lojtar të ri dhe dinamik, në mënyrë që të mbetet konkurrues në Premier League dhe në arenën evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat