Fieri përgatitet me një flamur gjigant kuqezi

Futboll

Fieri përgatitet me një flamur gjigant kuqezi

Më: 26 mars 2026 Në ora: 16:07
Pamje

Sytë e shqiptarëve sonte janë tek ndeshja e kombëtares ndaj Polonisë, në kuadër të Play-Off për në Kupën e Botës.

Një flamur gjigant kuqezi është shpalosur në Fier, duke krijuar një pamje mbresëlënëse dhe plot emocion.

Flamuri me shqiponjën dykrenare mbulon pothuajse të gjithë fasadën, duke u bërë menjëherë qendra e vëmendjes për kalimtarët.

Kjo iniciativë e tifozerisë së zjarrtë fierake vjen në kuadër të ndeshjes Poloni-Shqipëri, duke reflektuar mbështetjen e fortë për Kombëtaren dhe duke krijuar një atmosferë festive në qytet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat