Probleme me audion, ja pse nuk u dëgjuan himnet kombëtare të Polonisë dhe Shqipërisë

Futboll

Probleme me audion, ja pse nuk u dëgjuan himnet kombëtare të Polonisë dhe Shqipërisë

Më: 27 mars 2026 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Himni kombëtar i Shqipërisë mezi dëgjohej si në televizion ashtu edhe në stadium mbrëmë para startit të ndeshjes me Poloninë.Ndërkohë, fishkëllimat e tifozëve polakë jehonin nga tribunat, duke u përpjekur të dekurajonin kundërshtarët e tyre. Po të njëjtën gjë bënë edhe kuqezinjtë në momentin që lojtarët polakë po këndonin.

Mediat polake raportuan se himnet nuk u dëgjuan në transmetim për shkak të një problemi të regjisë ndërkombëtare.

Komentatori Mateusz Borek sugjeroi që orkestra që luante himnet ndoshta ishte e amplifikuar dobët:

“Thjesht nuk kishte muzikë të luajtur nga një kasetë ose një medium i veçantë. Le të shpresojmë që këto të jenë problemet e fundit teknike për polakët sonte. Le të shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë në fushë”, deklaroi Borek mbrëmë para startit të sfidës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat