Maqedonia drejt Dublinit për ndeshjen miqësore ndaj Irlandës

Futboll

Maqedonia drejt Dublinit për ndeshjen miqësore ndaj Irlandës

Më: 29 mars 2026 Në ora: 15:06
Enis Bardhi

Maqedonia e Veriut ka udhëtuar mesditën e kësaj të diele drejt Dablinit për ndeshjen miqësore që do ta luajë ndaj Irlandës.

Pas humbjes në gjysmëfinalen e plej of-it nga Danimarka, të përzgjedhurit e seleksionuesit Goce Sedlloskit do të përballen me humbësit e gjysmëfinales tjetër, të cilët u mposhtën nga Çekia.

Tashmë të dyja përfaqësueset do të zhvillojnë një ndeshje të karakterit miqësorë.

Për këtë sfidë Sedlloski nuk do të ketë në dispozicion Miovskin dhe Atanasovin, por edhe Aleksandar Trajkovskin, i cili gjatë ditës paralajmëroi pensionimin nga futbolli reprezentues.

Maqedonia nesër do të ketë stërvitjen zyrtare, teksa të martën nga ora 20:45 do të luajë ndeshjen me Irlandën./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat