​Fenerbahçe shpreson ta kthejë Vedat Muriqin, nëse e lë Majorka-n

Futboll

​Fenerbahçe shpreson ta kthejë Vedat Muriqin, nëse e lë Majorka-n

Më: 30 mars 2026 Në ora: 11:37
Vedat Muriqi

Fenerbahçe, që është njëri nga klubet më të mëdha të futbollit në Turqi,ka rikthyer në fokus të interesimit ish futbollistin e saj, kosovarin Vedat Muriqi.

Mediet në Turqi raportojnë se për kthimin e mundshëm të sulmuesit të Majorkas në Stamboll, u diskutua edhe gjatë afatit kalimtar të dimrit, por gjërat nuk ecën siç u planifikua.

“Klubi turk zhvilloi bisedime me disa sulmues, përfshirë edhe reprezentuesin e Kosovës, ndërsa së fundmi ka marrë sinjale të reja nga Spanja”, shkruan gazeta Fanatik.

Muriqi pritet të largohet nëse Majorka bie nga elita e futbollit spanjoll, gjë që edhe mund të ndodh, për shkak se ky klub është duke luftuar për mbijetesë.

“Muriqi, i cili është në listën e dëshirave të disa klubeve evropiane, e ka Fenerbahçen si opsionin e tij të parë. Sulmuesi 31-vjeçar është i interesuar të rikthehet dhe të veshë sërish fanellën verdhe e kaltër”, shkruan mëtutje Fanatik.

Fenerbahçe e kishte shitur Muriqin te Lazio për 21 milionë euro në vitin 2020, pasi e kishte transferuar nga Rizespor për 5.6 milionë euro në vitin 2019. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat