Shkupi vazhdon me krizën e thellë të rezultateve 

Futboll

Shkupi vazhdon me krizën e thellë të rezultateve 

Nga: K. G. Më: 3 prill 2026 Në ora: 17:28
Pamje nga ndeshja

Shkupi vazhdon me krizën e thellë të rezultateve. 

25 javë të luajtura deri me tash në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll, shkupjanët nuk dijnë se çka është fitorja.

Sileksi si vendas shënoi fitore me rezultat 6:0 ndaj Shkupit. 

Vendasit shpejt morën epërsinë në minutën e 5-të të ndeshjes me një gol të Adi Alic. 

Në minutën e 10-të, rezultati u thellua në 2:0 me golin e Miguel Pires. Në fund të pjesës së parë, ekipi nga Kratova realizoi për 3:0 pasi Martin Mirçevski u tregua i saktë nga penalltia.

Në pjesën e dytë shënuan edhe: Baturoviq (58'), Mirçevski (62’), Donov (71').

Sileksi renditet në vend të katërt me 43 pikë e Shkupi gjendet në fund me 1 barazim e 24 humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat