Kosova i nis me fitore bindëse parakualifikimet për Botërorin 2028

Futboll

Kosova i nis me fitore bindëse parakualifikimet për Botërorin 2028

Më: 9 prill 2026 Në ora: 19:35
Kombëtarja e Kosovës në futsall

Kombëtarja e Kosovës në futsall e ka nisur me fitore të thellë fushatën e parakualifikimeve për Botërorin 2028, që po mbahen në Mal të Zi.

Dardanët triumfuan bindshëm ndaj Gjibraltarit, me rezultat 11:0, në ndeshjen e zhvilluar të enjten në Igalo.

Ekipi i drejtuar nga përzgjedhësi Agon Ramadani dominoi plotësisht takimin, duke kontrolluar lojën nga fillimi deri në fund dhe duke mos i lënë hapësirë kundërshtarit.

Figura kryesore e ndeshjes ishte Drilon Maxharraj, i cili realizoi hat-trick, ndërsa me paraqitje të mirë u dallua edhe Shefki Kameri me dy gola. Në listën e realizatorëve u regjistruan edhe Ylli Mazreku, Ramadan Alaj, Drilon Haxhijaj dhe Shqiprim Imeri, ndërsa një gol erdhi si autogol i Alan Parker.

Kosova bën pjesë në Grupin D të parakualifikimeve, së bashku me Austrinë dhe Malin e Zi.

Ndeshjen e radhës, Dardanët do ta zhvillojnë nesër kundër Austrisë (ora 16:30), derisa më 12 prill do të përballen me Malin e Zi në ndeshjen e fundit të fazës grupore.

Dy ekipet e para nga grupi sigurojnë kualifikimin në raundin kryesor, ndërsa shorti për këtë fazë do të tërhiqet më 19 qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat