Ish-mesfushori i Kombëtares shtyn ekipin e tij drejt Bundesligës 2

Futboll

Ish-mesfushori i Kombëtares shtyn ekipin e tij drejt Bundesligës 2

Më: 11 prill 2026 Në ora: 17:36
Pamje nga ndeshja

Ish futbollisti i Kombëtares, Klaus Gjasula vazhdon të jetë në superformë dhe këtë e shfaqi edhe në ndeshjen e sotme.

Në minutën e 90’+1′, ai mori një top të mirë në zonë, gjuajti me të djathtën drejt portës duke shtangur miqtë. Menjëherë komentatori bërtiti: “Klaus Gjasula, Game Over!”

Por festa nuk zgjati shumë për mesfushorin të cilit iu hoq goli dhe u quajt autogoli i Giorgos Antzoulas. 

Në fund skuadra e tij Rot-Ëeiss Essen triumfoi me rezultatin 4-1 dhe është drejt ngjitjes në Bundesligën 2 gjermane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat