Ndeshja ku luajnë dy shqiptarë nuk fillon për shkak të alarmit për sulme

Futboll

Ndeshja ku luajnë dy shqiptarë nuk fillon për shkak të alarmit për sulme

Më: 22 prill 2026 Në ora: 17:48
Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica

Ndeshja mes Metalist 1925 dhe Chernihiv, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Ukrainës është anuluar përkohësisht.

Ishte e paraparë të zhvillohet nga ora 17:00, por është shtyrë për një orë ta pacaktuar.

Kjo, pasi në qytet ka rënë alarmi për disa sulme ajërore.

Kujtojmë që te Metalist 1925 luajnë dy lojtarë shqiptarë: Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat