Rrahmani rikthehet nga lëndimi, Napoli demolon Cremonesen

Futboll

Rrahmani rikthehet nga lëndimi, Napoli demolon Cremonesen

Nga: K.Goca Më: 24 prill 2026 Në ora: 22:32
Skuadra e Napolit

Skuadra e Napolit me lehtësi ka ndalur tre pikë para shikuesve të vet, duke e demoluar me rezultat 4:0 Cremonesen, në takimin e javës së 34-të të Serie A në futboll.

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani rikthehet nga lëndimi dhe ka startuar nga minuta e parë në përballjen me Cremonesen. 

Rrahmani me Napolin festojnë fitoren e thellë. 

Golat i realizuan McTominay (3'), Hojlund (45'), De Bruyne (45+3') e Alisson Santos (52').

Në minutën e 83-të McTominay i Napolit dështoi nga penalltia.

Napoli është në vend të dytë me 69 pikë e Cremonese në të 17-tin me 28 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat