Klubi refuzoi 90 milionë euro për një nga titullarët e padiskutueshëm

Futboll

Klubi refuzoi 90 milionë euro për një nga titullarët e padiskutueshëm

Më: 1 maj 2026 Në ora: 13:41
Rafinja

Sulmuesi i Barcelonës, Rafinja është në radar të disa klubeve të Arabisë Saudite.

Sipas “Mundo Deportivo”, ekipet janë të gatshme të hyjnë seriozisht në garë për shërbimet e tij, edhe pse deri tani nuk ka ende një ofertë zyrtare.

Kujtojmë se edhe vitin e kaluar një klub nga liga saudite kishte tentuar ta transferonte Rafinjën për 90 milionë euro, por braziliani vendosi të qëndrojë te katalanasit.

Mbetet të shihet nëse interesimi do të konkretizohet me hapa zyrtarë në muajt në vijim, sidomos me afrimin e një vere që pritet të jetë shumë aktive në tregun e transferimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat