Como përgatitet për largimin e Nico Paz, Gonzalo Garcia objektivi kryesor

Futboll

Como përgatitet për largimin e Nico Paz, Gonzalo Garcia objektivi kryesor

Më: 1 maj 2026 Në ora: 16:12
Nico Paz e Gonzalo Garcia

Como pritet të përballet me largimin e Nico Paz në fund të sezonit, pasi talenti argjentinas do të rikthehet te Real Madrid.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, klubi madrilen do të aktivizojë klauzolën e riblerjes për rreth 10 milionë euro, duke e kthyer lojtarin në “shtëpinë mëmë”.

Paz synon t’i dhurojë edhe momentet e fundit të mira tifozëve të Comos para largimit, ndërsa ka qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës këtë sezon.

Drejtuesit e Comos, në marrëdhënie shumë të mira me Real Madridin, kanë nisur tashmë punën për zëvendësimin e tij dhe kanë vëzhguar nga afër disa profile të ekipit të dytë madrilen.

Emri më i nxehtë në listë është Gonzalo García, sulmues që pëlqehet shumë nga stafi i trajnerit Cesc Fabregas.

Verën e kaluar, “Los Blancos” kërkonin rreth 50 milionë euro për kartonin e tij, por tani, me më pak minuta në dispozicion, çmimi konsiderohet më i arritshëm.

Como shpreson ta mbyllë marrëveshjen për rreth 30 milionë euro, ose të gjejë një formulë të ngjashme me atë të Nico Paz, duke ruajtur lidhjet e forta me klubin madrilen dhe duke vazhduar projektin e ndërtimit të një skuadre konkurruese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat